Shpërthim me bombë në banesën e drejtuesit të bordit të “Trepçës”
31 Gusht 2023 |
11:44
Mediat në Kosovë raportojnë se është sulmuar me bombë banesa e drejtuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, në Mitrovicë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesi i bordit Bahri Hyseni, në një prononcim që ai ka dhënë për KlanKosova.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku shpërthimi ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës së Hysenit.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Hyseni deklaroi se nuk ka dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër kriminale, pasi nuk ka konflikte me njeri.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta