Përgjigjja e Osmanit ndaj Macron, Nikaj: S’na nderon kërcënimi i liderëve evropianë
Sekretari për marëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj deklaratave të Macron se Kosova rrezikon heqjen e vizave nëse nuk sillet me përgjegjësi.
Nikaj theksoi se Kosova nuk është në kushtet që të kërcënojë dhe të vendosë kushte ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ai theksoi se procesi i dialogut është i domosdoshëm dhe i obligueshëm, pasi prej tij mund të prodhohen hapa tepër pozitivë për Kosovën.
“Ajo që qeveria dhe presidentja në vazhdimësi e keqkuptojnë është që nisen nga një bindje që Kosova është në një pozitë që të kërcënojë dhe kushtëzojë Bashkimin Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Procesi i dialogut është një proces i obligueshëm dhe një proces i domosdoshëm për të siguruar përmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Procesi i dialogut nuk mund të kushtëzohet nga veprime të tjera, progresi në procesin e dialogut mund të prodhojë hapa pozitivë për Kosovën”, tha Nikaj.
Kujtojmë se Vjosa Osmani në përgjigjen e saj ndaj Macron, theksoi se një anulim i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, do t’a vriste përgjithmonë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara