“Dita e të pagjeturve”, Osmani mesazh të fortë për komunitetin ndërkombëtar

30 Gusht 2023 | 10:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e mbajtur në Prishtinë për të përkujtuar “Ditën e të pagjeturve”.

Edhe pse kanë kaluar 25 vite nga lufta, në listën e personave të pagjetur në Kosovë ende figurojnë edhe 1648 emra.

Presidentja Osmani i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe aleatëve të Kosovës që të kontribuojnë për gjetjen e fëmijëve të zhdukur të cilët ndodhen në varre masive brenda territorit serb.

“I bëj thirrje gjithë komunitetit ndërkombëtar, të gjithë aleatëve dhe miqëve të Republikës së Kosovës, të gjithë aleatëve të të drejtave të njeriut, që të mendojnë pak për nënat, për motrat, vëllezërit, prindërit e familjarët e atyre fëmijëve të zhdukur që akoma janë në varreza masive mbi të cilat po fle Serbia edhe 25 vite pas lufte”, tha Osmani.

Osmani u ndal dhe te tensionet në veri të Kosovës dhe hapat e ndërmarra për shtensionimin e situatës.

Presidentja e Kosovës tha se ajo shpreson që dialogu në Bruksel t’i vijë në ndihmë normalizimit të marrëdhënieve dhe të mos i bëhet trysni me të padrejtë popullit të Kosovës.

Pasi sipas saj nëse ndodh kjo gjë, atëherë do të shpëlahet fytyra e presidentit Vuçiç I cili ende fle mbi varreza massive.

“Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nga i cili Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiç që ende fle mbi varreza masive do vazhdojë të shpëlahet padrejtësisht”, – tha presidentja Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026