Serbia i bashkohet BRICS? Daçiç: Janë përralla, ne jemi në Evropë

30 Gusht 2023 | 09:41

Lideri i Partisë Socialiste në Serbi, Aleksandër Vulin, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj force i kanë dorëzuar Kuvendit një kërkesë përmes së cilës synohet anëtarësimi i Serbisë në organizatën BRICS, ku përfshihen Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në afera korruptive.

Ndërsa Ivica Daçiç, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, gjatë diskutimit në Forumin e Bledit tha se “Serbia është vend i pavarur dhe mbron interesat kombëtare”, duke shtuar se nuk e kanë synim të anëatësohen në BRICS. Ai ka deklaruar se Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, po nuk e la pa e sulmuar ish-anëtaren e këtij unioni.

“Ju po tregoni përralla, se ne do t’i bashkohemi BRICS, organizatës së Shangait… Pastaj dëgjoni ata që ju tregojnë përralla. Kjo nuk është realiste, Serbia është në Evropë, ne duam të anëtarësohemi. Kjo është normale, “tha Daçiç.

Daçiç njihet për fjalorin e tij nacionalist destruktiv në raport me Kosovën, ai ka një angazhim të gjatë për të siguruar “çnjohje për Kosovën”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026