‘’Serbia të njohë Kosovën për të hyrë në BE”, Gërvalla e Daçiç përplasen në Slloveni
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.
Në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Gërvalla pati edhe një polemikë me homologun e saj nga Serbia, Ivica Daçiç, i cili përsëriti kërkesën që fillimisht të themelohet Asociacioni dhe pastaj të ketë lëvizje drejt normalizimit në dialog.
“Unë besoj se kemi gjasa të mira për të arritur sukses në dialog shumë më herët se kaq. Jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim. Kryeministri përmendi pranverën e radhës”, tha ajo.
Kete qendrim e mbeshteti edhe i derguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodh brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“E dimë se çfarë duhet të bëhet kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.
Skeptik për progres në dialog shprehu ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.
“Vetëm se duhet të marrë përgjigje se çfarë do të ndodh me marrëveshjet paraprake që i kam nënshkruar para 10 viteve. Çka është qëllimi i gjithë atyre…Dialogu është çështje e normalizimit, çdo marrëveshje me Prishtinën ka qenë neutral ndaj statusit. Mund të qeshni sa të doni, sigurisht keni jetuar në Jugosllavi dhe jo në mars. Tash po flasim për dialogun për normalizim apo për statusin. Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë por së pari është asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai.
Ne reagimin e saj ministrja Gërvalla, tha se me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara.
“Nëse kërkon arsye që mos të lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo.
Krahas kësaj, Gërvalla tha se Kosova është e gatshme dhe përgatitur për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.
“Prirem që të marrë seriozisht këtë përgjigje, pasi 2030 është një synim që ne mund të punojmë dhe përgatitemi kur BE-ja të jetë e gatshme që mos të ndryshojë më datën për zgjerim”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë