Koncesioni i sterilizimit, rimerret në pyetje Arben Gjata
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, është rikthyer në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte për t’u rimarrë në pyetje në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Gjata, i cili është njëherazi dhe shefi i kirurgjisë në QSUT, i është caktuar nga SPAK masa detyrim paraqitje në lidhje me hetimet që po kryhen për koncesionin e sterlizimit.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka thirrur të rimarrë në pyetje të gjithë personat me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, përfshirë ish-zyrtarët Genc Byrazeri dhe Petri Mersini.
Kujtojmë se më datë 17 gusht GJKKO miratoi 8 urdhër arreste lidhur me abuzimet me koncesionin e sterilizimit, duke vënë në pranga zyrtarë e ish zyrtarë, mjekë, por dhe biznesmenë.
Kështu me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave arrest me burg është caktuar për ish-zv ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj i akuzuar për mashtrim.
Një masë më e butë sigurie si ajo e arrestit në shtëpi është caktuar për ish drjetorin ekonomik në ministrinë e shëndetësisë Simir Kadiu dhe ish drejtoreshën juridike Marsela Serjanaj.
Për 4 zyrtarë e ish zyrtarë të tjerë mes tyre mjeku i njohur Arben Gjata, GJKKO caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje po për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.
SPAK thotë se Hetimet po vazhdojnë për persona të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure prokurimi kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin.
Këto hetime çuan në SPAK edhe ish ministrin e financave Shkëlqim Cani si person që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta