8 të ndaluar për koncesionin e sterilizimit, në GJKKO seanca për masat e sigurisë

18 Gusht 2023 | 10:52

Që prej orës 9 të mëngjesit të së premtes në GJKKO po mbahet seanca për 8 të ndaluarit për koncesionin e sterilizimit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati bën me dije se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Këtë të enjte janë lëshuar gjithsej 8 urdhër arreste me vendim gjykate për zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë këtu dhe ish-zv. ministrin. Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite.

Denoncimi asokohe është bërë nga “Nisma Thurje”.

Të arrestuar:

  • Klodian Rrjepaj – ish-zv. ministër i Shëndetësisë
  • Ilir Rrapaj – biznesmen

Arrest shtëpie:

  • Saimir Kadiu – drejtor ekonomik
  • Marseka Serjanaj – drejtoreshë juridike

Detyrim paraqitje:

  • Arben Gjata
  • Pertef Mersini
  • Genc Burazeri
  • Naile Ajazi

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë mbi biznesmenin Ilir Rrapaj rëndon akuza e mashtrimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026