Spahiu: Dosja e sterilizimit u çua në SPAK nga Thurja, jo opozita
Juristi Kreshnik Spahiu tha në Euronews Albania se denoncimin për sterilizimin në SPAK nuk e ka bërë opozita, por Nisma Thurje në kohën kur kjo e fundit ishte ende shoqatë.
Ai tha se dy nga kallëzimet më të rëndësishme penale ai i inceneratorëve dhe ai i sterilizimit janë depozituar nga Nisma Thurje dhe në bazë të kallëzimit të tyre, SPAK ka nisur hetimet.
“Nuk kemi të bëjmë me një denoncim të opozitës. Të dyja dosjet e mëdha të korrupsionit ku është përfshirë qeveria Rama janë dosje të denoncuara nga Nisma Thurje kur ajo ka qenë shoqatë. Në drejtësi flitet me shkresa.
Denoncimi zyrtar, kallëzim penal në SPAK si për çështjen e inceneratorëve ashtu edhe për sterilizimin është depozituar dhe SPAK ka filluar procedimin penal vetëm mbi kallëzimin e nismës Thurje”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë