Spahiu: 5 çështjet sekrete që Meloni dhe Blair biseduan me Ramën në Vlorë
Jursiti Kreshnik Spahiu tha se kryeministrja italiane në vizitën e saj në Shqipëri nuk ka takuar vetëm kryeministrin Edi Rama por edhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata kanë diskutuar edhe për disa çështje shumë të rëndësishme.
Ai tha se një nga interesat e mëdha të kryeministres Italiane kanë qenë edhe numri i shtuar i rezidentëve Italianë në jugun e Shqipërisë, të cilët kohët e fundit janë të shumtë në numër.
“Ka pasur disa çështje të rëndësishme. Së pari është biseduar për gazsjellësin e TAP-it që vjen nga Azerbajxhanin dhe kalon në jugun e Shqipërisë përmes Leçes.
Së dyti është diskutuar për një nga pikat më të rëndësishme që po diskutohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian pas luftës në Ukrainë, hapja sërish e centraleve bërthamore për të prodhuar energji. Është konsideruar si opsion investimi i një centrali të tillë me kapital italian, por në Shqipëri, nga ku do përfitojnë të dyja vendet por edhe do eksportohet energji.
Së treti një nga pikat e diskutimi është kompanisë Shell i është dhënë në një vlertë shumë të madhe mundësia e shpimit dhe kërkimi për gaz dhe naftë në periferi mes kufirit të Tiranës dhe Rrëshenit. Ky është një nga lajmet më të mira që kemi dëgjuar deri më sot. Interesi i Italisë ka qenë shumë i lartë që kompania Shell do instalohet në këtë investim strategjik dhe shekullor.
Së katërti një nga pikat e tjera të diskutuara është shtrimi i ujësjellësit nga Gjirokastra drejt Leçes, pra drejt jugut të Italisë i cili mendohet të jetë një investim i cili vlerëson shumë prurjet e ujit dhe cilësinë e kualitetit të ujit të Shqipërisë për të përfituar Italia. Nuk dihen detajet se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga uji i Gjirokastrës që do i japë Italisë”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë