Ndeshja e kthimit në Conference League, letonezët premtojnë surpriza
Një fitore me shumë vlerë në transfertë, por kualifikimi vuloset në Elbasan Arena. Partizani pret mbrëmjen e kësaj të enjte Valmieran, ndërsa synimi i vetëm mbetet kalimi në fazën play off.
Të dyja skuadrat u kanë dhënë fund përgatitjeve të mërkurën, ndërsa janë gati për përballjen, e cila pritet me mjaft interes.
Në konferencën për shtyp trajneri mik ka pohuar se shancet janë 50-50, ndërsa nuk përjashtohen surprizat nga skuadra e tij. Në anën tjetër tek Partizani situata është shumë më ndryshe nga ndeshja e 1 jave më parë, ndërsa disa lojtarë pritet t’i mungojnë në këtë përballje.
Mba, Mensah e Sembene nuk janë rikuperuar plotësisht për të qenë pjesë e takimit, ndërsa Da Silva vijon të jetë i përjashtuar nga trajneri Zoran Zekic, e si pasojë nuk është në dispozicion.
Përballë Valmieras pritet që sulmi ti besohet dyshes Grezda-Cara të mbështetur nga Rrapaj. Favoritë për fitimin e përballjes cilësohen të kuqtë, të cilët kuotohen si skuadra me më tepër shanse për të kaluar më tej. Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar në Letoni u mbyll në shifrat 1-2 në favor të Partizanit. Letonezët shënuan të parët me Silvën, ndërsa Partizani u kundërpërgjigj me Carën e Rrapajn.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë