Kuvendi i PD, Jupi: Ka qenë betejë e vështirë, por ruajtëm Partinë Demokratike

1 Shtator 2023 | 12:27

Partia Demokratike mbledh nesër Kuvendin Kombëtar, ku do të bëhet miratimi i statutit dhe do të votohet Këshilli i ri Kombëtar i PD.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanta Jupi ishte e ftuar këtë të premte në studion e Euronews Albania, ku zbuloi më shumë detaje se çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme.

“Ajo që pesim të ndodhë nesër, është pikërisht miratimi i projekt- ndryshimeve të statutit të Partisë Demokratike, të cilat janë përgatitur me një përgjegjësi shumë të lartë dhe dua t’i komplimentoj kolegët që kanë përgatitur atë frymë aq progresiste për partinë dhe sigurisht ishin ndryshime të cilat u diskutuan gjatë me një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie”, tha Jupi.

Ajo shtoi a se Partia Demokratke ka rrugë të vështirë përpara, por theksoi se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për ta ruajtur PD-në.

“Partia Demokratike e ka gjetur rrugën e saj, e ka zgjedhur rrugën e saj, nuk është një rrugë e thjeshtë, është një rrugë e vështirë, ne kemi zgjedhur jo pa qëllim t’a bëjmë deri në fund këtë betejë pasi ka qënë një betejë jo shumë e lehtë të qëndrosh në krahë të vërtetës dhe parimësisë, nuk është një betejë e lehtë, por për të ruajtur Partinë Demokratike nuk kishte zgjidhje tjetër veçse t’a ndërmerrnim këtë  betejë”,- tha Jupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026