Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, nis debati në parlamentin grek, Rusia mbështet zgjerimin e shtetit fqinj

19 Janar 2021 | 12:29

Kanë nisur në parlamentin grek diskutimet për projektligjin mbi zgjerimin me 12 milje në detin Jon të shtetit fqinj.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.

“Italia e dinte që Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territoriale dhe kjo nuk do të thotë se Greqia negocioi me ta. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri një deklaratë të qartë kur u kritikua nga opozita, se është në e drejtë absolute e Greqisë,  ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë”, u shpreh ministri në parlamentin grek.

Në mbështetje të Athinës është shprehur edhe Moska.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov  përsëriti deklaratën e tij të tetorit se Greqia ka të drejtë të shtrijë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare.

Lexoni gjithashtu:

“Çështja e Detit” me Greqinë, Ilir Meta vendos “vijat e kuqe” për parimet që duhen ndjekur

Kufijtë detarë Shqipëri-Greqi, kryeministri Mitsotakis paralajmëron zgjerim me 12 milje në Detin Jon

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026