OFL, shtyhet pa afat e shqyrtimit të formularëve nga SPAK dhe GJKKO
Me vetëm një votë kundër Komisioni Parlamentar i Sigurisë i ka dhënë dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Brendshme për shtyrjen e pafat të shqyrtimit nga SPAK dhe GJKKO për kërkesat qe OFL i ka çuar subjekteve te krimit për konfiskimin e pasurive me burim kriminal.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë ku i pranishëm ishte dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj anëtarët e komisionit ngritën shqetësimin për zvarritjen e çështjeve. Sipas tyre shtyrja e afateve duhet të ketë një fund dhe për të mos pasur shkelje të procedurës penale.
“Të paktën duhet shkruar që qoftë Prokuroria, qoftë gjykata duhet të kenë atë afat I cili është I sanksionuar për ndjekjet penale edhe të tjera jo vetëm të referuar nga OFL. Të paktën ta sanksionojmë që të ndiqet kodi I procedurës penale”, tha Myslym Murrizi.
“Ky proces i parashikuar nga akti normativ nuk ka lidhje me kodin e procedurës penale. Është proces parandalues dhe proceset parandaluese nuk mund ti nënshtrohen afateve të parashtrimit siç mund ti nënshtrohet një krim normal”, u shpreh Julian Hodaj.
Ndryshimi i miratuar pritet të kalojë në seancën e radhës në Kuvend dhe synon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.
Në një vit punë OFL ka përfunduar procesin e verifikimit për 515 subjekte të botës së krimit. Nga këto 243 formularë janë dërguar në prokurori ndërsa 272 të tjera janë arkivuar. 160 raste për 183 subjekte janë në duart e SPAK për 1970 pasuri në total. 19 llogari bankare janë referuar në SPAK ndërsa është kërkuar sekuestrimi i një organizate jofitimprurëse. 83 raste emergjente janë referuar ndërsa janë depozituar 19 kërkesa për masa parandaluese personale. 105 raste janë gjykuar të vlefshme nga Gjykata, e cila ka konfirmuar sekuestron, pjesa tjetër është në proces.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur