Polonia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë
Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i cilësuar pretendimet e Minskut si “gënjeshtra dhe provokim” në kohën kur tensionet midis shteteve fqinje janë përshkallëzuar.
Raportet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira për vite të tëra, janë në një pikë të ulët që kur lideri autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko lejoi Moskën që të përdorë territorin e shtetit të tij për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.
“Ka gënjeshtra dhe provokime nga ana e Bjellorusisë”, tha Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacione të forcave të armatosura të Polonisë.
“Definitivisht nuk ka pasur një shkelje të tillë. Kjo bazohet edhe në mesazhet e dërguara nga piloti dhe nga të dhënat e sistemit të radarit”, tha ai për AFP-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal