Sekreti i vaksinës, replika presidencë-qeveri për mospublikimin e kontratës
Presidenca e konsideroi të pajustifikuar vendimin e qeverisë për ta konsideruar si sekret kontratën me kompaninë Pfizer. Por kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish vendimin duke thënë se marrëveshja për vaksinën edhe konfidenciale me çdo vend dhe jo vetëm me Shqipërinë.
Këtë javë nuk do të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës anti-covid, sipas marrëveshjes që është lidhur me kompaninë Pfizer. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kompania ka deklaruar shtyrjen me një javë të procesit të dorëzimit.
“Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr, polemikën me shumë shtete të BE-së, duke thënë që do ta shtyj për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar”.
Të paktën gjashtë vende të BE-së shprehen ankesa javën e kaluar për mos-përmbushjen e kontratës nga ana e kompanisë Pfizer e cila njoftoi se situata është e përkohshme dhe do të stabilizohet deri në fund të shkurtit.
Ndërkohë vazhdon të shkaktojë polemika mbajtja sekret e kontratës. Drejtori i Kabinetit tw Presidentit, Edmond Panariti ka kërkuar më tepër transparencë për marrëveshjen e siguruar me kompaninë Pfizer.
“Po çfarë është vaksina Fajzer (Pfizer) e rrethuar nga qeveria me anonimat dhe sekret pas kontraktimit? A duhet të dimë diçka më shumë për të para se ti japin dhe hapim krahun? Pse ajo dhe jo një tjetër? Askush mjerisht në Kuvend nuk i shtroi këto pyetje, por thjesht votoi symbyllur. Jam i sigurt që në Parlamente të tjera do të pyesnin, kërkonin sqarime dhe do të kishte debat,” – tha Edmond Panariti, drejtor i kabinetit në Presidencë.
Ndërsa Rama e mbrojti sërish vendimin, duke thënë se ky është një kusht i kompanisë me të gjitha vendet. Ai iu referua edhe polemikave me BE-në dhe ambasadën e Francës, duke thënë se nuk e ndalon askush të thotë opinionin e tij.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta