Papa Françesku, vizitë historike në Mongoli/ Jep mesazhe për Rusinë dhe Kinën
Papa Françesku u takua me peshkopët dhe priftërinjtë e Mongolisë në kryeqytetin Ulaanbaatar dhe vlerësoi historinë e vendit të tolerancës fetare të shtunën, ndërsa vazhdoi vizitën e tij historike në kombin aziatik.
Papa katolik u takua me misionarë, burra dhe gra të shenjtëruar dhe pastorë brenda Katedrales së vogël të qytetit të Shën Pjetrit dhe Palit, ndërsa ata që nuk mundën të hynin brenda u mblodhën përgjatë rrugës duke valëvitur flamujt e Vatikanit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Vatikanit, “Vaticannews”.
Takimi erdhi një ditë pasi Françesku u bë Papa i parë që vizitoi Mongolinë. Pas një fluturimi nëntë orë e gjysmë nga Roma, pontifi 86-vjeçar aterroi në aeroportin Chinggis Khaan dhe u përshëndet nga ministri i jashtëm mongolez, Battsetseg Batmunkh.
Vizitën e tij, ati i shenjtë e shfrytëzoi për t’u përcjellë mesazhe fqinjëve të mëdhenj të këtij vendi.
“Në këtë tokë të shkatërruar nga konflikte të panumërta, duhet të rivendoset paqja, duke respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas fjalëve të urta, “retë kalojnë, por qielli do mbetet. Le të shpërndahen retë e errëta të luftës, të fshirë nga dëshira e fortë për një vëllazëri universale.”
Ai bëri gjithashtu thirrje për ti dhënë fund të luftës në Ukrainë e gjithashtu i dërgoi Kinës që e sheh Kishën Katolike si një kërcënim, një mesazh:
“Qeveritë dhe institucionet laike nuk kanë asgjë për t’u frikësuar nga puna e ungjillizimit të Kishës, sepse ajo nuk ka axhendë politike për të çuar përpara, por ka për qëllim të promovojë të mirën dhe paqen.”
Françesku po bën udhëtimin tre-ditor me synimin për t’u afruar me rreth 1,500 katolikë në vendin e izoluar, ish-komunist prej 3.4 milionë banorësh, mes tensioneve në rritje me Pekinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.