Festa e Miqësisë në Gjirokastër, 4 ditë muzikë dhe argëtim në sheshin e Çerçizit

2 Shtator 2023 | 15:47

Festa e Miqësisë për katër netë rresht po gjallëron Gjirokastrën dhe tërheq banorë të moshave të ndryshme, por edhe turistët që vizitojnë qytetin e gurtë.

Këngëtarë, grupe dhe DJ të mirënjohur performojnë në zonën muzeale duke sjellë ritmet e muzikës shqiptare dhe të huaj. Ky organizim është në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Bashkia e Gjirokastrës, përgjatë sezonit turistik të verës.

“Gjirokastra këtë sezon turistik është më e bukur se asnjëherë, plot gjallëri, argëtim dhe muzikë kudo në çdo cep të Gjirokastrës. Sot dhe për 4 ditë rresht në Sheshin e Çerçizit vjen Festa e Miqësisë. Çdo turist i huaj dhe vendas do të shijojë muzikë, argëtim dhe shumë ngjyra. Ju mirëpresim në Gjirokastër! Aktivitete të tilla i shtojnë qytetit tonë të gurtë më shumë vlera, më shumë gjallëri dhe më shumë ngjyra”,- tha Kristina Gushi, nënkrytare e Bashkisë së Gjirokastrës.

Këngëtarë të shumtë do të ndezin atmosferën festive në festën e miqësisë.

“Unë jam nip Gjirokastre, gjysma ime është nga Gjirokastra. Kam përshtypjen se gjithmonë do të jetë një pjesë e imja si në shtëpi në Gjirokastër. Ndihem shumë mirë që për më tepër pas pandemisë kam qenë për promovimin e Gjirokastrës ku ishte nisna ” Unë rri në Shqipëri” dhe unë isha ambasador për nismën dhe ndihem jashtëzakonisht mirë dhe më vjen shumë mirë kam parë që Gjirokastra ka qenë goxha në radar të turizmit këtë vit dhe uroj që të mos jetë vetëm për këtë vit por uroj që të jetë gjithmonë e më mirë sepse Gjirokastra e meriton”, -tha Roland Hysi, këngëtar i grupit West Side Fammily.

Kanë qenë të shumta aktivitetet kulturore të zhvilluara përgjatë sezonit turistik të verës në Gjirokastër, ndërsa këtë vit qyteti i gurtë ka regjistruar numrin më të lartë të vizitorëve me mbi 200 mijë turistë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026