Alibeaj mungoi në Kuvendin e PD/ Gazetari: Dërgoi video-mesazh, ishte jashtë shtetit

2 Shtator 2023 | 15:25

Deouteti Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në sallën ku u mbajt Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, por ai u bë pjesë e saj me anjë të një video-mmesazhi për demokratët.

Gazetari Ardit Hoxha tha në një raportim për Euroneës Albania se Alibeaj ndodhet jashtë shtetit duke zhvilluar takime në funksion të Partisë Demokratike. Më tej gazetari shtoi se me anë të video-mesazhit të tij, Alibeaj ka bërë një ripërforcim të qendrimeve të tij të mëparshme.

“Mungesa fizike, Enkelejd Alibeaj nuk ka qenë i pranishëm fizikisht, por i është drejtuar demokratëve me një video-mesazh, pasi ai nuk ndodhet në Shqipëri për arsye të axhendës partiake. Ai është duke zhvilluar disa takime jashtë vendit, gjithnjë në funksion të Partisë Demokratike, dhe fjala që është transmetuar përballlë anëtarëve të kuvendit kombëtar, Alibeaj ka bërë një përsëritje dhe një përforcim të qendrimeve të tij të cilat i ka mbajtur edhe në kohën kur ishte kryetar në PD, por edhe tani si një anëtar i thjesht i PD dhe deputet i saj”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026