Rrjedhje gazi në shkollën jopublike në rrugën ‘Don Bosko’, 6 nxënës dërgohen në spital

20 Janar 2021 | 09:29

Nxënësit e një shkolle në kryeqytet janë evakuuar mëngjesin e sotëm pas rrjedhjes së gazit në ambientet e saj.

Ngjarja ka ndodhur në kolegjin e vajzave, ‘Qatar College’, një shkollë 9-vjeçare jopublike në rrugën “Don Bosko”.

Shkak sipas burimeve, është bërë një bombol gazi që përdorej për ngrohjen e ujit, të sistemit të ngrohjes në shkollë.

Problemi është shfaqur në të gjithë ambientin e shkollës, ku menjëherë është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve për arsye sigurie.

Gjithashtu, janë dërguar në spital gjashtë prej nxënësve, ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. 

Ndërkohë, nga ana e QSUT është bërë me dije se pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç të intoksikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

“Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavijon për monitorim”, bën me dije QSUT.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026