“Dështon” kuvendi në Kosovë/ Maxhoranca bojkoton seancën
Sesioni i ri parlamentar në Kosovë nisi punën me debate. Në seancën e parë, ku pritej të kishte debate konstruktive për mungesën e librave për nxënësit e shkollës fillore, mungesa e deputetëve të maxhorancës bëri që qëllimi i seancës të dështojë.
Megjithatë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca bëri përjashtim duke ia dhënë opozitës fjalën.
Kjo e fundi akuzoi partinë ne pushtet, duke i drejtuar edhe pyetjen se kujt i trembet që nuk përballet.
Ndërkohë grupi parlamentar i Vetëvendosjes, përmes një konference për media, bëri të ditur arsyet e bojkotimit të kësaj seance.
Mungesa e kuorumit, bojkotimi here nga pushteti e here nga opozita, ka bërë që seancat plenare të dështojnë edhe gjatë sesionit pranveror. Mbetet të shihet nëse fillimi jo i mire i punës nga Kuvendi, duke dështuar që në seancën e parë, do të vijojë edhe gjatë vjeshtës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta