Mjeku ortoped: Qëndrimi me orë para TV apo celularëve i dëmshëm për fëmijët
Qëndrimi i fëmijëve për një kohë të gjatë ulur përballë televizorit, apo çdo pajisje teknologjike, nuk dëmton vetëm sytë por edhe qafën e shtyllën kurrizore.
Në një intervistë për Euronews Abania, kirurgu ortoped Ilir Hasmuça, thotë se mënyra si qëndrojnë fëmijët është e gabuar.
“Përdorimi i tabletiti, celularit, televizorit për orë të gjata patjetër që shkakton probleme te fëmijët mund të ketë problem të kolonës, qoftë të qafës, dhe defektet që në shohim shpesh sidomos në fazën e pubertetit janë ato që ne i themi kifoza dhe skolioza pra deformimi i kolonës, pra harkimi majtas apo djathtas”- u shpreh, Ilir Hasmuça, mjek ortoped tek spitali i Traumës.
Rastet nuk janë të pakta. Ato kanë ardhur duke u shtuar.
“Statistika të mirëfillta nuk ka por nga statistikat personale unë çdo muaj shoh 4 apo 5 sidomos moshën e fillimit të pubertetit”- tha Hasmuça.
Shpesh janë prindërit ata që e vërejnë deformimin në trupin e fëmijës, ose ankesa e tyre për dhimbje në shpinë që i çon tek doktori.
“Po mund ti rikuperojmë sh mirë dhe pa problem, por nëse nuk i kapim në kohë mund të kemi deformime të parikthyeshme me të cilat nuk mund ti kalojmë me trajtime conservative, korse, fizioterapi dhe not por mund të shkojnë deri tek operacioni.
Veç qëndrimit për ore para videolojrave apo televizorit, mjekët kërkojnë të bëhet kujdes edhe me mënyrën se si qëndrojnë në klasë gjatë mësimit, dhe studimit, pasi ky është një tjetër faktor që po dëmton shtyllën kurrizore të fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 08:14 Krim brutal në Teksas, dy motrat vrasin një 32-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve
- 08:10 Starmer pret në Londër Rutte, në fokus Samiti i NATO-s në Ankara dhe çështja e Ukrainës
- 08:04 Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së