“Për të tashmen e të ardhmen e marrëdhënies Kosovë-Shqipëri”, Rama takim me Osmanin

4 Shtator 2023 | 16:31

Kreu i qeverisë Edi Rama është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka ndarë disa foto në ambientet e kryeministrisë.

Krahas fotove Rama shkruan: Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri.

Sakaq, Presidentja Osmani ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani, shkruan se kanë diskutuar rreth aspiratës së përbashkët evropiane të të dyja vendeve.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.”, shkruan Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026