Si po ndryshojnë dasmat shqiptare, traditat e vjetra po dalin jashtë mode

4 Shtator 2023 | 16:07

Tradita thotë se dhëndri nuk duhet të shohë fustanet e nusërisë së gruas. Por në rastin e Marcos, është krejt e kundërta.

“I kam lënë emocionet në shtëpi, e kam shoqëruar për t’i dhënë këshillat, por nuk e kam parë fustani. Me siguri do të qaj sapo ta shoh gruan time nuse. Mendoj se ka zgjedhur një fustan si princeshë, pasi e tillë është për mua”.

Çmimet e lira, krahasuar ne vendet fqinje, e sollën çiftin italian në Shqipëri. Por jo vetëm të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë, po sjellin një frymë të re të dasmave në vendin tonë.

Martesat sot bëhen sipas dëshirave dhe mundësive, traditat e vjetra po dalin jashtë mode dhe çdo çift vendos vetë sipas shijeve dhe portofolit, për atë që duhet bërë në ditën më të lumtur të jetës.

“Nga dasmat tradicionale me shumë të ftuar, më mënyra tradicionale festimi, kemi mënyra moderne. duke nisur që nga hyrja e nuses, dikur hynte me atë valsin tipik, kurse tani zgjedhin këngë përveç hip hop, rep… po shohim dasma me pak njerëz dhe me prezenca e fëmijëve, që nuk kanë bërë dasmë gjatë pandemisë…”,-tha Evis Kazazi, organizuese eventesh.

Ai që i ka rezistuar ndryshimit është fustani i bardhë, por edhe atij i ka mbetur vetëm emri. Sot fustanet mund të jenë të gjitha ngjyrave në ditën e dasmës, duke nisur nga ajo pana e deri tek i kuqi, me lloj-lloj zbukurimesh dhe modifikimesh: i shkurtër para i gjatë pas, me një krah, me lule me ngjyra me fjongo në mes. 

“Nuset kërkojnë disa lloje fustanesh. Preferojnë stilin jo të fryre sa më komodë, preferojnë tre fustane. Mund të themi që po i përshtaten kohës. Ka nuse që kërkojnë fustane të personalizuar, ne e qepim dhe e blejnë. Nuset e Shqipërisë janë ato që i duan fustanet me qira, të Kosovës i blejnë”,-tha Fatjona Mekolli.

Këngët, vallet dhe tupanat janë e vetmja pjesë e traditës që është ndërthurur me modernen, e që ja ka dalë ti mbizotëroje kohës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026