Shqipëria investon te panelet diellore, rritet prodhimi nga fotovoltaikët
Prodhimi energjetik nga panelet diellorë është modest në Shqipëri, por të dhënat tregojnë se ai po rritet nga viti në vit. Vetëm këtë vit, janë vënë në punë 8 impiante të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.
Dielli po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë për prodhimin e energjisë elektrike në vend. Statistikat tregojnë se në pjesën e parë të vitit, kapaciteti i energjisë është dyfishuar.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, me vënien në punë të disa impianteve të rinj fotovoltaikë, kapaciteti total i instaluar arriti në 40 megavat, nga 22 megavat që ishte në fund të vitit 2022.
Në total numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të muajit qershor të këtij viti arriti në 19, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi.
Investimet në këtë sektor prodhimi janë të mëdha dhe shumë ankande të hapur nga qeveria sugjerojnë se ato do të shtohen, por në raport me prodhimin energjetik nga burimet ujore, ato mbeten modeste.
Kjo pasi, nga impiantet diellore prodhohet vetëm 1% energji, ndërsa pjesa tjetër i takon hidrocentraleve që menaxhohen nga KESH dhe HEC-eve private.
Energjia diellore shihet si alternativë, pasi periudhat e gjata të thatësirës në Shqipëri kanë prodhuar kriza dhe kosto të larta për sigurimin e energjisë në tregun e huaj.
Veç energjisë nga uji dhe dielli, Shqipëria ka si potencial edhe energjinë e erës, e cila po studiohet për t’u investuar në të ardhmen.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)