Prençi: Janë 5 ministra që rrezikohen nga SPAK, njëri ka dalë në përgjimet e Sky
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, i ftuar në Euronews Albania, foli në lidhje me situatën politike në vendin tonë si dhe për drejtësinë.
Ai nënvizoi se nga SPAK janë të rrezikuar 5 ministra të cilët po hetohen për platformën Encro Chat, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për keqpërdorim të tenderave.
“Nga informacionet që kemi grumbulluar dhe lexuar muajt e fundit, parashihet se qeveria e ndarë në dy kategori, ministra të kategorisë së parë dhe të dytë. Nga institucionet që nuk varen nga Rama, rrezikohen 5 ministra të kategorisë së parë, jo nga Rama. Njëri rrezikohet nga platforma Encro Chat, njëri rrezikohet nga keqpërdorimi I fondeve të BE. Tre ministra të tjerë të kategorisë së parë rrezikohen nga keqpërdorimi dhe nga keqadministrimi I fondeve dhe pasurive kombëtare, dhe keqpërdorimi i tenderave dhe i koncensioneve, abuzimi, i faktuar në koncensionet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më tutje. Janë 5 ministra, që rrezikohen nga SPAK”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zeka komenton vizitën e Osmanit: Në 120 vite Tirana e Prishtina s’kanë qenë më keq
- Flet për herë të parë Edvin Kulluri: Ja pse u bashkova me Bashën!
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë