3 milionë euro për 250 mijë vaksina, çfarë përmban kontrata ‘konfidenciale’ e qeverisë shqiptare me Pfizer
Zbardhen detajet e marrëveshjes së shtetit shqiptar me kompaninë amerikano-gjermane, Pfizer/BioNTech për 500 mijë vaksinat anti-covid.
Në kontratën e cilësuar konfidenciale, por të siguruar nga Euronews Albania zbulohen detajet, sa i përket kostove dhe sasisë së vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri brenda këtij viti.
Janë 499,590 vaksina që Shqipëria do të marrë nga Pfizer. Sipas asaj që thuhet në marrëveshje, për gjysmën e këtyre dozave, 249,795 Shqipëria do të parapaguajë rreth 3 milionë dollarë brenda 30 ditëve ndërsa për pjesën tjetër do të caktohet çmimi në një moment të dytë.
Sipas llogaritjes së bërë në marrëveshje, një dozë e vaksinës së Pfizer i ka kushtuar Shqipërisë 12 dollarë.
Në kontratë zbulohet edhe plani i mbërritjes së vaksinave në Shqipëri. Deri në muajin shkurt parashikohet që të vijnë vetëm 41 mijë vaksina, këto të ndara 10,530 në janar dhe 30,420.
Ndërsa pjesa tjetër e vaksinave prej 458,640 do të ndahen në dy faza, por pa një kohë të përcaktuar se kur do të mbërrijnë në Shqipëri.
Sakaq ende nuk është e qartë se nga cila palë e ka kërkuar mbajtjen konfidenciale të kësaj marrëveshje. Në përgjigje të interesimit të Euronews Albania, kompania Pfizer/BioNtech thekson se dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes me qeverinë shqiptare, por pa detajuar se kush e ka kërkuar një gjë të tillë.
Lexoni gjithashtu:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin