Berisha entuziast pas takimit me Bardhin: Sot çelet një horizont i ri për demokratët
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi tryzën e përbashkët mes deputetëve të Partisë Demokratike, si një mesazh shumë pozitiv që i jepet votuesve në bazë. Sipas tij tashmë opozita është e bashkuar në parlament në nisje të një beteje të vështirë me regjimin.
Berisha theksoi se në fjalën e tij se sot është çelur një horizont i ri për të gjithë demokratët të cilët do të nisin betejën me pushtetin me optimizëm dhe të bashkuar.
“Ky ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, deputetët të Partisë Demokratike me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte një mesazh shumë pozitiv dhe një përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot thagmë e krimit, e vjedhjes dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi. Mendoj që ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm që do i jap zgjidhjen më të mirë të gjitha problemeve. Ky ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga një aleancë opozitare dhe që vendosën t’i kallin datën dhe tmerrin Edi Ramës. Asgjë më të moralshme nuk ka se sa beteja ndaj Edi Ramës që po shkretëton Shqipërinë.
Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm, sot për ta çelet horizont i ri në betejën kundër regjimit.
Këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur. Sot ftoj çdo deputetë të bashkojë forcat për një fitore të sigurt”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset