Protesta për ilaçet e vjedhura, familjarë të pacientëve me kancer akuzojnë mjekët
Të hënën pasdite rrugët e Shkupit u ngjyrosën me të kuqe. Ngjyra që simbolizon gjakun e viktimave të mundshme nga një krim i organizuar për vjedhjen e ilaçeve të trajtimit të kancerit në klinikën e Onkologjisë.
Qindra protestues mbushen rrugët para godinës së Qeverisë dhe Prokurorisë duke ngjyrosur duart, po ashtu edhe një mantel të bardhë mjeku me ngjyrë të kuqe, duke kritikuar vjedhjen që dyshohet se kanë bërë mjekët dhe infermieret për ti shitur ilaçet në tregun e zi.
Ata dyshojnë se të sëmurët me kancer janë trajtuar me ilaçe që nuk kanë parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Kam kërkuar përgjegjësi nga kjo Qeveri mafioze, këta duhet të dënohen me burg të përjetshëm. Nga varfanjakë u bënë shefa. Si ka mundësi? Këta janë të poshtër”,
“Kjo Qeveri, kjo Ministri e Shëndetësisë, Onkologjisë është mafia. Një njeri qe lufton për jetën, një njeriu për të cilin çdo dite është e rëndësishme. Për nënën time, çdo dite jam munduar ti zgjas jetën dhe ne fund do te jene disa drejtore, ministra, vrasës. Pushtetin dhe paratë e tyre do të shkatërrojnë jetën e njeriut. Nuk di si t’ju them, dhimbja është shumë e madhe.”
“Kjo vjedhje nuk ndodh vetëm në shëndetësinë publike, por edhe në sektorin privat. Humba djalin 31 vjeçar pasi terapia nuk funksiononte”
Protestuesit hodhën vezë ndaj godinës së Qeverisë dhe Prokurorisë Publike, ndërsa bërtisnin “vrasës, përfitues, bashkëpunëtorë, kriminelë, vjedhës” dhe kërkonin drejtësi për viktimat në sistemin e shëndetësisë.
“Protestuesit që vërshuan rrugët para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kërkuan përgjegjësi penale nga ish ministrat dhe zëvendës ministrat e shëndetësisë, ndërsa përgjegjësi kërkuan edhe nga ish drejtorët dhe drejtorit aktual të klinikës së Onkologjisë” –tha Ferikan Iljazi, gazetare.
Historitë e trishta të familjeve të ndryshme që kanë humbur luftën me kancerin, plogështuan edhe disa protestues, për të cilit u kërkua ndihma mjekësore në vendngjarje.
Protestuesit bënë thirrje që protestat të mos ndalen deri sa autorët të dalin përpara drejtësisë.
Të premten, Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka filluar një hetim për dyshimet se disa mjekë dhe infermierë i kanë zhvatur dhe shitur ilaçet për trajtimin e kancerit në Kosovë. Ka dyshime se për të vjedhur këto ilaçe janë krijuar pacientë dhe receta fiktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump