Benz-i përplas motoristin në Qafë Thanë, plagoset turisti polak
Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Qafë Thanë. Një mjet tip “Benz” ka përplasur një turist polak me motor i cili ka mbetur i plagosur.
Turisti ka qenë duke udhëtuar me një grup motoristësh të tjerë në një tur turistik në Shqipëri.
Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa ambulanca po transporton polakun drejt spitalit të Përrenjasit.
Njoftimi i policisëSot rreth orës 18:26, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta