“Ku janë paratë?!”- Avokatët e Kokës paraqesin konkluzionet e mbrojtjes në GJKKO

6 Shtator 2023 | 13:18

Është zhvilluar këtë të mërkurë në GJKKO procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka në lidhje me përfshirjen e tij në incenreatorin e Fierit.

I pranishëm në seancë ishte dhe vetë ish-ministri, ku para gjykatës avokatët e tij paraqitën konkluzionet e mbrojtjes.

Mbrojtja deklaroi se nuk ka asnjë provë që Koka të ketë përfituar para nga inceneratorët.

Sipas tyre ish-ministri nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe akuzat pa prova forcojnë bindjen se ai po sulmohet politikisht dhe me porosi.

Pikat mbi të cila u bazua mbrojtja e Lefter Kokës:

1-Një dosje hetimore e fraksionuar në copa me qëllim moszbardhjen e të vërtetës dhe përgjegjësive të secilit.

  1. Akuza është kopje e ekzaktë e akuzës së procesit të Elbasanit me të njëjtët persona, te njëjtat shoqëri dhe të njëjtat fakte penale, madje dhe prtenca është e njëjtë.

3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vlerën që shteti ka paguar dhe koncesionari ka pësuar humbje të rënda.

4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 milionë euro punime shtesë , pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pësuar një dëm prej 3 milionë euro .

  1. Hetimi shmangu dhe pengoi të vërtetën për këtë impiant duke mos kryer një akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi që do të dështonte në akuza në rast se do ta kishte bërë një gjë të tillë.

6.Procedura është konform ligjit e filtruar edhe nga anëtarët e institucioneve që kishin detyrë me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjërisht (ATRAKO,MEI)

7- Çështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilësuar Truall pronën e shpronësuar ndërsa Ministria e Mjedisit e shpronësuar me vlerë toke arë me një vlerë 6 fish më pak.

8-Punimet kanë filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore të Bashkisë faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake të cështjes.

9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo t’i ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .

10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.

11-Hetimi dhe akuza bazohen vetëm në disa fatura shoqërish pa analizuar dhe provuar sesi kanë shkuar këto para te Lefter Koka.

12-Për çdo paragraf të akuzës kemi paraqitur me qindra dokumente dhe argumenta qe katërcipërish vërtetojnë të kundërtën?

13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013-ës,  faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si janë pastruar?

14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar

15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026