Tushemishti, destinacioni i të huajve| Rezervimet deri në fund të tetorit
Klima e freskët që karakterizon Pogradecin dhe zonat përreth tërheq shumë turistë si gjatë stinës së verës, po ashtu edhe në shtator e tetor. Përpos një sezoni mjaft pozitiv sa i përket fluksit të turistëve, Tushemishti, një ndër fshatrat e qytetit liqenor prej gjatë këtyre muajve shumë turistë të huaj të cilët kanë rezervuar.
“Ky vit po ta besh krahasim me vitet e tjera ka pasur rritje goxha të madhe. Rritja më e madhe ka qenë për turistët e huaj, janë rritur grupet turistike të huaj, agjencitë turistike. Turistët vijnë nga gjithë vendet e botës por pjesa më e madhe janë gjermane e francezë dhe italianë,” – u shpreh operatori turistik, Pandi Llakmani.
Por përpos prenotimeve për javët në vijim, në këtë fillim shtatori të shumtë janë turistët e huaj që kanë zgjedhur Tushemishtin për të pushuar.
Për ta ky vend, është oazi i qetësisë.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Kaluam në zonën e Maqedonisë me biçikleta, kemi qenë në disa vende të botës por donim të përfundonim pushimet në Shqipëri,” – tha një turiste amerikane.
“Vij nga Anglia, kam 3 jave në Shqipëri, herën e fundit isha në Shkodër tani jam në Pogradec, po kënaqemi shumë, ushqimi po na shendosh se është i shijshëm dhe mikpritja është fantastike. Do rikthehemi përsëri,” – u shpreh një tjetër.
“Unë jam Majku nga Gjermania, kam 14 ditë në Shqipëri por sot erdhëm nga Vlora për të qëndruar për dy netë ne Pogradec, çmimet janë të arsyeshme dhe nuk është diçka për t’u trembur,” – tha një turist.
“Kam dy javë në Shqipëri, vij nga Gjermania. Këtu flora dhe fauna është fantastike, natyra magjepsëse, ushqimi i shijshëm, mendoj se bëmë mirë që erdhëm këtu,” – shtoi një tjetër.
Vitet e fundit, Pogradeci është kthyer në destinacion për moshën e mesme dhe të tretë, por edhe për turistët e huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet