“Tani që u bashkuat po na fusni frikën”, deputeti i PS ironizon Salianjin
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ironizoi Ervin Salianjin gjatë një debati në “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Ai iu referua bashkimit të grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit duke thënë se tashmë kanë filluar të kenë frikë.
“Rëndësi ka që ju sot keni arritur një gjë të madhe dhe shyqyr që ju erdhi dita të merreni me ne meqënëse i zgjidhët hallet tuaja, sidomos tani që u bashkuat njëherë na futët frikën dhe po na trembni. E para njëherë, Asambleja Socialiste e cila ishte këtë herë me dyer të hapura, nuk votoi sepse do të votojë në kongresin e fillim tetorit, pra kur të mblidhet do të votojë. Po flas për sekretariatin. Asambleja është organ i Partisë Socialiste, për rrjedhojë merret me organizimin e strukturave të Partisë Socialiste. Në Asamble votohet sekretariati i PS-së, i cili aty u propozua, por nuk u votua dhe do të mblidhemi në fillim të tetorit për të votuar,” – sqaroi Pëllumbi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta