Rama në Asamblenë e PS: Qasja jonë është që të mos përzihemi me drejtësinë e re

4 Shtator 2023 | 17:44

Kryeministri Edi Rama tha në Mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se qasja që qeveria e tij ka me organet e drejtësisë është një qasje krejt e re.

Ai tha se qeveria e tij ka vendosur të mos përzihet me drejtësinë e re dhe ta lërë atë të bëjë punën e saj në luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Pohimi tjetër i madh është impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Nuk do të rresht së përsërituri ca gjëra deri në bezdi, sa herë që bëhet fjalë për aktivitetin e këtyre organeve, sidomos për SPAK-un. Ndjesë për bezdinë që vijon.

Shikoni me kujdes se çfarë po diskutohet mes nesh e Greqisë, apo më saktë se çfarë po kërkon prej nesh pala greke. Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul se vullneti ynë politik, duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ato, një çështje për të cilën këto organe të drejtësisë kanë marrë dhe kanë dhënë vendimet e tyre pavarësisht nga ne dhe nga ata po se po.

Nuk dua të përsëritëm për çështjen në vetvete. Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. E nisa këtu, se kjo qasje e palës greke, tregon në fakt se raporti i  ri i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë.

Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier as me gojë e jo më me dorë në punën e organeve të drejtësisë, por për të mbështetur ato pa kushte, “pa gëk, pa mëk”, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026