Grabitja e Rinasit, Alkond Bengasi prish marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorinë
Alkond Bengasi prish përfundimisht marrëveshjen me prokurorinë, sa i përket grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 prill të vitit 2019.
Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme i pandehuri u pyet nga prokurorët nëse do i qëndronte marrëveshjes për të bashkëpunuar me drejtësinë, por ai refuzoi dhe pohoi se do të jetë i pandehur si të akuzuarit e tjerë.
Bengasi ishte i akuzuari që fillimisht bashkëpunoi me prokurorinë duke nxjerrë edhe emrat e bashkëpunëtoreve të tjerë në grabitje.
Të akuzuar për ketë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.
Ndërkohë në kërkim është edhe Talo Çela.
Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i super-grabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.
Lexoni gjithashtu:
Të përfshirë në grabitjen e Rinasit, sekuestrohen pasuritë e Eldi dhe Klement Çalës
Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës