Salianji: Kur larguam Lulin i prishëm terezinë Ramës, koha të merremi me ju

6 Shtator 2023 | 22:53

Ervin Salianji ishte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania kur u shpreh se Partisë Socialiste s’i vjen mirë që Partia Demokratike largoi Lulzim Bashën dhe tani janë bashkuar për të rrëzuar qeverinë.

Sipas tij, janë vonuar dhe kanë gabuar duke mbështetur Lulzim Bashën, por tashmë është koha të ndreqin gabimet dhe të fokusohen në rolin e opozitës.

“E di që ju vjen keq, por çfarë t’i bëjmë. Që e mbështetëm bëmë gabim, që e larguam bëmë shumë mirë. Dhe e larguam me votë, nuk e larguam kështu. Iku me votë ai, mbaroi filmi. Ne njësoj jemi prap. Disa mendojnë që duhet riorganizim, disa mendojnë që duhet të kemi lider tjetër, disa mendojnë që duhet të bojkotojmë këta të dy dhe këtu është vlera. Meqenëse u bënë dy vjet duke duartrokitur ju për shkak të gabimeve që bëmë ne, u vonuam, këtu keni të drejtë ju, ju prishëm pak punë, ju prishëm pak terezinë që e larguam Lulin, por tani jemi në situatë tjetër,” – u shpreh Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026