Salianji kritika SPAK: Të goditen ministrat kur janë në detyrë, jo si me Tahirin

6 Shtator 2023 | 22:32

Ervin Salianji ka bërë kritika për SPAK duke thënë se ky institucion nuk është 100% i pavarur.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se ministrat të goditen kur janë në detyrë dhe jo sapo largohen nga detyra.

Ai mori si shembull rastin e Saimir Tahirit dhe të Lefter Kokës duke hedhur dhe dyshime që drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.

“Kritika që kam ndaj SPAK është se si ka mundësi që ndërhyrjet bëhen vetëm pasi kryeministri i largon nga detyra. Ku e di kryeministri që largohen nga detyra vetëm ata që goditen nga SPAK. Ku ka drejtësi në vend të  botës që raporton te kryeministri. Unë do them që SPAK është 100% e pavarur kur të godasë ministrat në detyrë.  Koka dha dorëheqjen nga mandati pastaj u arrestua,  Ahmetaj u largua nga detyra pastaj u prek, Tahirin e mbrojtët me mandatin e më pas u godit sapo u largua”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026