Ishin bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, RENEA shpëton dy turistët francezë
Policia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë 2 turistëve francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, te shpella e Pëllumbasit.
Pas marrjes së njoftimit se turistët kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, Njësia Alpine e FNSH Tiranë dhe shërbime të Repartit Special RENEA kanë nisur operacionin e shpëtimit.
Pas disa orësh kërkimesh turistët janë mundur të lokalizohen në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqime.
Pasi iu kanë dhënë ndihmën e parë, për shkak të terrenit te rrezikshëm, shërbimet e Policisë kanë kërkuar shërbime të specializuara për të nxjerrë turistët nga vendi ku ishin bllokuar.
Efektivët i kanë shoqëruar me këmbë turistët deri në vendin ku ndodhej autoambulanca dhe më pas është bërë transportimi i tyre në spital.
Çifti i turistëve po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset