Avokati serb: Opozita serbe s’është gati për zgjedhje të parakohshme
Avokati serb Cedomir Stoikoviç komentoi në një intervistë për Euronews Albania kërkesën e opozitës së Serbisë për zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij opozita serbe nuk është gati për diçka të tillë dhe kërkesa e tyre është jo fort e ndershme në një kohë kur presidenti Aleksandër Vuçiç është treguar i gatshëm për ta realizuar kërkesën.
“Sot është vërtetë e vështirë të them se përse opozita në Serbi po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse nuk është një vendim i zgjuar duke qenë se opozita nuk është gati për zgjedhje. Ky është faktori i parë, i dyti është se opozita në Serbi nuk e bëri të dukshëm dallimin mes qeverisë dhe tyre në temat më kryesore. Për shkak të kësaj nuk jam i bindur nëse opozita serbe është e sinqertë kur kërkon këto zgjedhje, sidomos në situatën kur Aleksandër Vuçiç tha në rregull mund të kemi zgjedhje. Është një rastësi e çuditshme që Vuçiç do zgjedhje sepse ka fuqi dhe pushtet të jashtëzakonshëm, dhe në të njëjtën kohë edhe opozita do zgjedhje,” – u shpreh avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West