I riu në Tiranë godet për shkak të detyrës policin, arrestohet në flagrancë

8 Shtator 2023 | 11:36

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të premte pasi ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

Blutë e kryqytetit bëjnë me dije se shtetasi me inicialet A.H., u arrestua në flagrancë pasi kundërshtoi dhe qëlloi efektivin e policisë.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës Policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia e kryeqytetit bën me dije se këtë të premte u arrestua dhe një i mitur 17-vjeçar, pasi shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan gjithashtu shtetasin K. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026