Pamje dramatike nga Maroku, njerëzit tentojnë të shpëtojnë mes godinave që shemben
Ministria e Brendshme e Marokut tha të shtunën pasdite se numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin kishte arritur në 1,037.
Gjithashtu u raportuan 1,204 të plagosur, 721 prej tyre në gjendje kritike. Numri i viktimave pritej të rritet pasi ekipet e shpëtimit arritën në zona të largëta, ku po nxjerin nga rrënojat trupat e viktimave dhe po kërkojnë për të mbijetuar.
Pamjet dramatike kanë filluar të shpërndahen në rrjetet sociale, ku tregojnë fuqinë e tërmetit vdekjeprirës prej 6.8 ballë.
BBC ka shpërndarë pamjet kur njerëzit të tronditur në rrugët e Marrakeshit dalin nga banesat, teksa i shpëtojnë mrekullisht rrëzimit të një banese aty pranë.
Tërmeti ra në orën 23:11 me orën lokale. Ndërkohë që pati një pasgoditje 4.9 ballë, rreth 19 minuta më vonë.
Epiqendra ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, në një thellësi prej 18.5 km, bëri me dije Shërbimi Gjeologjik i SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje