SPAK shtyn me 3 muaj pezullimin nga detyra për Artan Shkëmbin

22 Janar 2021 | 10:27

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me 3 muaj pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit, zv.drejtor i OFL-së.

Kërkesa e SPAK është miratuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shkëmbi prej tre muaj është i pezulluar, pasi po hetohet për dekonspirim operacionesh.

Sipas informacioneve, Shkëmbi i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një shtetas me precedentë penalë.

Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të Task-Forcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Lexoni gjithashtu:

Drejtuesi i OFL-së mbetet i pezulluar, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026