Kroacia shpreh mbështetje ndaj anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

9 Janar 2020 | 08:56

Kroacia ka shprehur mbështetjen e saj për të zhbllokuar bisedimet në union për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, proces i bllokuar në tetor të vitit 2019.

Këtë detyrë Zagrebi është shprehur se do ta kryejë gjatë kryesimit të presidencës së BE-së, detyrë të cilën e mori nga data 1 janar e këtij viti.

Për të shënuar simbolikisht nisjen e Presidencës, gjatë këtyre dy ditëve në Zagreb do të jetë e pranishme presidentja e Komisionit Europian Ursula Vond der Leyen dhe të tjerë komisionerë europianë

Në fund të takimit Von der Leyen do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Andrej Plenkovic

Kryeministri kroat ka premtuar se do të ndihmojë në procesin e zgjerimit të unionit dhe se në samitin e majit që zhvillohet në Zagreb do të paraqesë një rezolutë kushtuar hapjes se negociatave per anëtarësim të Tiranës dhe Shkupit në familjen europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferëncë për mediat në Korçë ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë u humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026