Impakti i ngrohjes globale

11 Shtator 2023 | 16:20

Euronews Perspective Show, nën moderimin e Euronews Bulgaria, analizoi përmes një emisioni mbi ngrohjen globale, ndikimin që ndryshimet klimatike mund të kenë në Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Ngrohja globale i referohet rritjes afatgjatë të temperaturës së sipërfaqes së Tokës, e vërejtur që nga periudha para-industriale midis viteve 1850 dhe 1900 për shkak të aktiviteteve të njeriut, kryesisht djegia e karburantit fosile, e cila rrit nivelet e gazit serrë që bllokon nxehtësinë në atmosferën e Tokës.

Studimet vlerësojnë se ndryshimi i klimës mund të dëmtojë rreth 4% të prodhimit vjetor ekonomik global deri në vitin 2050, si dhe të godasë në mënyrë shpërpjesëtimore shumë vende të varfra të botës.

Bujqësia është sektori tjetër që po preket nga çrregullimi i regjimit termik, veçanërisht në zonat e ulëta gjatë përmbytjeve, apo në zonat mbi ujë në periudhën e nxehtë.

Kushtet e reja të mjedisit po ndikojnë në hartën e shpërndarjes së kulturave bujqësore si të agrumeve, ullirit, pjeshkës, luleshtrydhes, apo dhe serrave me ngrohje diellore.

Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, analizuan ndikimin e rritjes së temperaturave në secilin prej vendeve të tyre respektive.

Ndiqni emisionin e Euronews Perspective Show për t’u informuar më shumë mbi impaktin që do të ketë ngrohja globale në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Europa voton! Zgjedhjet në BE, beteja mes populistëve dhe vlerave Europiane

Më shumë se 400 milionë votues nga 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të votojnë për të zgjedhur 720 përfaqësues në Parlamentin Evropian nga...
14:01 | 07/04/2024

Euronews Prespective Show: Ukraina, 2 vite nga pushtimi në shkallë të gjerë

Dy vjet më parë, bota u trondit teksa forcat ruse sulmuan territorin ukrainas, duke filluar një pushtim në shkallë të gjerë, që vijon të ndikojë...
15:43 | 23/02/2024

Euronews Perspective Show: Zgjerimi i ri i BE

Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, analizuan në një panel të përbashkët mundësitë...
16:23 | 25/01/2024