Durrësi mbi 1 mln turistë, qyteti me numrin më të lartë të hoteleve
Ndërsa priti mbi një milionë turistë, Durrësi tregoi edhe këtë sezon veror se është i përshtatshëm për xhepat e të gjithëve.
Diku i orientuar drejt turizmit elitar e diku duke ofruar paketa ekonomike, risia është se këtë vit, qyteti bregdetar priti më shumë të huaj sesa shqiptarë të diasporës.
“Pjesa më e madhe janë turistë të organizuar nga vende të ndryshme të botës, por dhe turistë sporadikë dhe turistë elitarë. Pra ka pasur një miks, se Durrësi ofron shumë mundësi akomodimi”, thotë Blerim Norja, operator turistik
Por përse qyteti bregdetar vijon të mbajë “kurorën” e turizmit detar në vend?
“Nga një analizë që kemi bërë, na rezulton se Durrësi ka një nivel shumë të lartë dhe një raport të drejtë të çmimeve dhe shërbimit që ofron. Kjo vjen në një kohë, ku “konkurrenca” me Jugun e Shqipërisë është më e ashpër se kurrë”, shprehet Artan Luku – Kreu i DHTI Durrës.
Durrësi vijon të mbajë vendin e parë për numrin e strukturave akomoduese, duke konkurruar ndjeshëm qytetet bregdetare të jugut.
“Sa ofron Ksamili dhe Saranda, aq shtretër ka vetëm 1 hotel në Durrës. Pra kjo tregon që ‘miniera’ e vërtetë e burimit të të ardhurave në turizëm në Shqipëri është Durrësi”, thotë Norja.
Tashmë që sezoni po shkon drejt përfundimit, operatorët turistikë po mendojnë për strategjinë e turizmit për vitet e ardhshme.
“Ajo që vihet re është që, kryesisht turizmi është i fokusuar në shfrytëzimin e plazhit dhe turistit nuk i ofrohen paketa më shumë sesa plazhi. D.m.th., nuk ka një ndërlidhje të mundësive turistike që qyteti ofron”, shprehet Luku.
Vetëm në muajin korrik në vend hynë gati 1.8 milionë të huaj, ndërsa për 7-mujorin hyrjet u rritën me mbi 30%, duke u bërë kështu dëshmi e një sezoni veror të artë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta