Rama për “La Stampa”: Turizmi “low cost”, jo shumë gjatë, synojmë atë elitar

10 Gusht 2023 | 12:53

Turizmi me kosto të ulëta apo “low cost” siç njihet ndryshe për turistët e huaj që pushojnë në brigjet shqipare, nuk do të zgjasë edhe për shumë gjatë. Shqipëria duhet të  bëhet gati për turizimin Elitar. Ky ishte vizioni që kryeminsitri Edi Rama ndau me gazetën italiane “La Stampa” në mesin e një sezoni turistik që për Shqipërinë po cilësohet ndër më të sukseshmit.

“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore. Ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar më të mëdhenjtë”, tha Rama për gazetën italiane.

Megjithatë turizmi, sipas kryeministrit Rama ka përmbysur perceptimin e dikurshëm për shqiptarët si kriminelë, dhe sot numëron një numër të madh turistësh italianë dhe jo vetëm.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj. Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35 për qind të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim të mandatit tim aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350 mijë kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, shtoi Rama.

Për këtë sezon turistik Shqipqëria mendohet se do të kalojë shifrat e 10 mln turistëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026