Kryeministri Boris Johnson: Ka prova se varianti i ri i virusit është më vdekjeprurës
Varianti i ri i coronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës, kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson.
Kryeministri sqaroi të premten se “ka disa prova” që sugjerojnë shkallë më të lartë vdekshmërie në mesin e të prekurve me variantin e ri, i cili përbën dhe numrin më të lartë të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë një konferencës për shtyp Johnson u shpreh se: “Ka disa prova që faktojnë se varianti i ri mund të shoqërohet me një gradë më të lartë vdekshmërie”.
“Të gjitha provat aktuale vazhdojnë të tregojnë se vaksina që kemi është efikase ndaj variantit të ri”, shtoi kryeministri britanik.
Varianti i ri njihej gjerësisht për shkallën më të lartë të përhapjes, rreth 70 për qind më ngjitës, por detaje të reja për fatalitetet nuk ishin bërë ende të ditura.
Disa shtete vendosën të mbyllin kufijtë me Britaninë, në përpjekje për të shmangur përhapjen e variantit të ri në vendet e tyre.
Lexoni gjithashtu
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës