Përmbytjet në Libi, mendohet se rreth 10 mijë njerëz janë zhdukur
Rreth 10,000 njerëz mendohet të jenë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Libi, ka thënë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC).
Një e katërta e qytetit lindor Derna u fshi nga ujërat e përmbytjeve pasi digat shpërthyen nga një stuhi, tha administrata lokale, me më shumë se 1,000 trupa të gjetur deri më tani.
Vlerësohet se deri në 2000 njerëz mund të kenë vdekur vetëm në Derna pasi stuhia mesdhetare Daniel çoi në reshje të dendura shiu.
Tamer Ramadan, kreu i IFRC në Libi, tha: “Ne mund të konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se numri i personave të zhdukur ka arritur në 10,000 deri më tani.
Kushtet në Libi janë “po aq shkatërruese sa situata në Marok “, tha Ramadan.
Punëtorët në Derma thanë se varrosën më shumë se 200 trupa në një varrezë të hënën, ndërsa pamjet tregojnë dhjetëra trupa të tjerë të shtrirë në tokë në oborrin e spitalit.
Qeveria në Libinë lindore e ka shpallur qytetin zonë fatkeqësie.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni