Zbulohet magazina me mallra kontrabandë, arrestohet pronari i postës private
Administratori i një poste private në Tiranë është arrestuar për shpërndarje me shumicë të mallrave të kontrabanduar.
36-vjeçari i magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallrat pa doganë, duke furnizuar dyqane në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Blutë e kryqytetit kanë identifikuar 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë.
Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, ndërkohë që tjetri u shpall në kërkim.
Gjatë operacionit u sekuestruan 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, me vlerë rreth 20 000 euro.
“Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë. Në Kashar, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin M. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. L. furnizonte nëpërmjet postës së tij, me mallra, shtetasin F. Gj., administrator i një subjekti në Durrës, dhe shtetasin S. B., administrator i një subjekti në Vlorë. Gjatë kontrollit në këto dy subjekte, u gjetën gjithashtu pako me mallra të kontrabanduara, që shiteshin me pakicë”, thueht në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen