Viti i ri shkollor, Rama inspekton gjimnazin e ri të ndërtuar në Kamëz

11 Shtator 2023 | 11:49

Viti i ri shkollor nisi sot në të gjithë vendin në institucionet arsimore parauniversitare. Krahas shkollave ekzistuese të rikonstruktuara, këtë vit një sërë një sërë shkollash të reja mirëpresin nxënësit, për një proces mësimor dinjitoz dhe me standarde të larta.

Një ndër to është gjimnazi i ri “Gramoz Palushi” me 630 nxënës dhe 33 mësues, në Kamëz, e cila falë punës shembullore të kryetarit të Bashkisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë, është kthyer në kampione e infrastrukturës së rilindur arsimore.

Kryeministri Rama ishte sot në këtë gjimnaz së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Rakip Suli.

“Këtu janë 20 klasa. Do të ketë edhe laboratorë për shkencat, biologji, fizikë, kimi. Do të ketë gjithashtu laboratorin e informatikës, ndërkohë këtu do të zbatohen të gjitha programet e reja që ne kemi përfshirë, që nga programi i ekipeve sportive futbolli në shkolla, do të kemi edhe programin “toka në shkollë’’, ndërkohë që do të shërbejë si qendër komunitare sepse i  plotëson tashmë të gjitha standardet që të mos përfitojnë vetëm 650 nxënësit edhe 33 mësuesit. por edhe të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit në këtë zonë. Shkolla do të ketë edhe një klasë burimore që është në shërbim të nxënësve me aftësi ndryshe. Do të ketë edhe kabinetin psiko- social. Tashmë do të ketë edhe mjetet e duhura që shërbimi psiko- social t’i shërbejë nxënësve, mësuesve për të gjitha nevojat që mund të lindin.” – shpjegoi ministrja Kushi, e cila ndër të tjera tha se ky vit i shkollor do të vijë me disa risi sa i përket infrastrukturës së re dhe rritjes së sigurisë në shkolla.

“Ky vit i ri shkollor vjen me disa risi, sikurse  nxënësit e këtij gjimnazi edhe 71 mijë nxënësit në të gjithë Shqipërinë sot kanë hyrë në shkolla të reja ose shkolla të rikonstruktuara gjithmonë me standarde më të mira ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë 242 mijë nxënës kanë përfituar tekstet shkollore falas.” – u shpreh Ministrja Kushi teksa shtoi se “Një nga risitë më të rëndësishme këtë vit do të jetë edhe paketa e sigurisë në shkolla në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me drejtorinë e Policisë. Këtë vit do të ketë shumë masa të reja shtesë për te garantuar më shumë qetësi edhe për t’i mbrojtur më shumë nxënësit, jo vetëm brenda territorit të shkollës, por edhe jashtë perimetrit te shkollës. Do te kemi edhe nisma të reja ligjore për ta zbatuar.” – tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026