Si u prit dita e parë e shkollës në Durrës, Sarandë, Fier, Shkodër e Korçë

11 Shtator 2023 | 11:55

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit para universitar në vend do të nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor.

70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjecar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.

Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Ndërkohë gazetarët e Euroneës Albania, kanë paraqitur situatën e fillimit të vitit shkollor në qarqe.

Korçë

Gazetari Xhensil Shkëmbi bëri me dije se këtë vit tre shkolla janë mbyllur në Korçë.

“Ka ulje të numrit të nxënësve si dhe mësues të frikësuar se mund të humbasin vendin e punës për shkak të uljes së numrit të nxënësve

Një shkollë është mbyllur në fshatin Gjon Baba, dy të tjera në Mokër. Janë 6 klasa të para që nuk do të hapen.

167 nxënës më pak se vitin e kaluar janë në klasat e para. Ndërkohë shtohen dhe klasat kolektive duke qenë se shkollat janë mbyllë për shkak të numrit të nxënësve. Problematike është situate në Devoll.

Gjirokastër

Gazetari Blerim Kore raportoi se këtë vit në qarkun e Gjirokastrës janë ulur për herë të parë në bankat shkollore 230 nxënës.

“Janë 130 shkolla që kanë nisur procesin vendor. 230 nxënës në Gjirokastër janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa totalisht janë 3660 nxënës. Nuk ka pasur probleme me mbylljen e shkollave. Policia ka marrë të gjitha masat për  respektimin e perimetrit te sigurisë në godinat shkollore”- tha ai.

Sarandë

Gazetarja Anxhela Lushkaj, tha se në krahasim me vitin e kaluar në Sarandë është ulur numri I nxënësve në shkolla.

“Janë ulur 4082 nxënës. Vihet re një ulje e nxënësve ku shkak  janë bërë problemet sociale dhe emigracioni. Nuk rezulton asnjë shkollë e mbyllur dhe as mësues i dalë nga sistemi. Edhe në Sarandë do të vijojë mësimi me turne”-theksoi ajo.

Fier

Mariglen Bita tha se në shkollat e këtij qarkun kanë nisur vitin e ri shkollor 7115 nënës.

“Për herë të parë në bankat e shkollës në këtë qark do të ulen 914 nxënës ndërkohë 7115 nxënës fillojnë mësim në arsimin shkollor bazë dhe 3014 nxënës në arsimin e mesëm. Ajo që vihet re është se këtë vit ndryshe nga një vit më parë ka pasur një reduktim të numrit të nxënësve.  Në krahasim me vitin e kaluar në Fier janë 1500 nxënës më pak”- shtoi ai.

Durrës

Gazetarja Kloida Gjuzi, tha se viti shkollor ka nisur pa probleme ndërsa dhe ketë vit mësimi do të zhvillohet me turne për shkak të rindërtimit dhe rikonstrukturimit të shkollave të cilat u dëmtuan pas tërmetit

“Janë 2425 fëmijë që i janë drejtuar për herë të parë bankave të shkollës në Bashkinë e Durrësit, ndërsa në total janë 2739 nxënës në arsimin bazë dhe 8252 në arsimin e mesëm të lartë. Edhe këtë vit në Durrës mësimi ka nisur me turne për shkak të rikonstrukturimin dhe rindërtimin e shkollave pas tërmetit”- tha Gjuzi.

Shkodër

Gazetari Teodor Gjerga teksa tha se në Shkodër janë 11777 nxënës që kanë filluar mësimin ditën e sotme. Ai nënvizoi se situata paraqitet problematike në Malësi të Madhe, ku ka rënë numri i nxënësve.

“Janë 11777 nxënës që janë ulur në banket e shkollës, ndërsa 1309 nxënës kanë hyrë në klasë të parë. Janë 500 e ca nxënës më pak se vitin e kaluar. Ditën e sotme nisja e mësimit ka nisur normalisht. Problematike paraqitet situata në Malësinë e Madhe ku ka një numër më të ulët nxënësish krahasuar me një vit më parë”-nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026